Gastronomët paralajmërojnë Qeverinë nëse Kosova mbyllet për herë të dytë

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ashpërsim të masave nëse rastet me COVID-19 vazhdojnë të jenë në rritje.

Në kundërshtim me një mbyllje të dytë të vendit ,është sektori i gastronomisë.

Veton Zuka, nënkryetar i Gastronomëve të Kosovës, për Gazetën Infokus, ka thënë se nëse merren masa të reja kufizuese, do të ketë protesta dhe kundërshtime.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk janë të drejta sepse çdo sulm për mbyllje është bërë për gastronomët dhe është pretenduar se gastronomia po e bën përhapje, por kronologjia ka treguar se gastronomia nuk e ka bërë në asnjë moment përhapjen por e ka bërë fushata. Sepse po shihen numrat. Dëmi do të ishe shumë i madh nëse mbyllet edhe njëherë sepse do të ishte fundit i gastronomisë nëse nuk kompensohet dëmi. Do të pasojë protesta dhe kundërshtime jo vetëm nga gastronomët por të gjithë hotelierët dhe popullata e thjeshtë sepse kemi shumë kërkesa nga popullata dhe organizatat joqeveritare se nëse ndodhë një kundërshtim. Jo të rekomandimeve të Institutit por këtyre masave”, ka thënë ai.