Harmonia me kolegët bën mirë për shëndetin

Job interview. Businesswoman having a job interview. [url=http://www.istockphoto.com/search/lightbox/9786622][img]http://dl.dropbox.com/u/40117171/business.jpg[/img][/url]

Lidhjet sociale me kolegët tuaj mund ta kenë një ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj, thonë hulumtuesit. “Kemi mirëqenie më të mirë kur ekipi ynë dhe organizata jonë na japin një ndjenjë të përkatësisë dhe të komunitetit – kur na jep një ndjenjë ‘neve’,” tha hulumtuesi kryesor Niklas Steffens, nga Universiteti Queensland në Australi.

Steffens dhe kolegët i analizuan 58 studime që i përfshinin më shumë se 19.000 persona të punësuar në 15 vende. Ata zbuluan se fakti se sa fort njerëzit identifikoheshin me kolegët e tyre të punës apo organizatën ishte i lidhur me shëndetin e mirë dhe rrezikun më të ulët nga “djegia profesionale”.

Njerëzit në studime ishin në gamë të gjerë të profesioneve, duke përfshirë shërbimet, shëndetin, shitjen dhe ushtrinë.

Reklama e sponzorizuar

Autorët e shqyrtimit thanë se gjetjet e tyre tregojnë se marrëdhëniet sociale në vendin e punës – sidomos grupet sociale që njerëzit i formojnë në punë – mund ta luajnë një rol të madh në shëndetin në punë. Megjithatë, studimi nuk e ka gjetur ndonjë lidhje shkak-pasojë, kështu që mos u frikësoni nëse nuk jeni në ndonjë ambient social të punës.

Gjetjet janë publikuar së fundi në revistën Personality and Social Psychology Review. “Këto rezultate tregojnë se si performanca ashtu edhe shëndeti rriten në atë masë ku vendet e punës ua sigurojnë njerëzve ndjenjën e ‘neve’ ose ‘ne’ apo përkatësisë,” tha Steffens në një deklaratë për shtyp për revistën. “Identifikimi social kontribuon si për shëndetin psikologjik ashtu edhe atë fiziologjik, por përfitimet shëndetësore janë më të forta për shëndetin psikologjik.”

Përfitimet e shëndetit mendor mund të vijnë nga mbështetja e ofruar nga ana e grupit punues, por edhe kuptimi dhe qëllimi që njerëzit e marrin nga të qenit pjesëtar në grupet sociale, sugjeruan autorët e studimit.