Honda shet fabrikën e veturave në Britani

Honda ka shitur fabrikën e vetme britanike të veturave në Anglinë jugore gjigantit të logjistikës Panattoni, ka thënë një zëdhënës i kompanisë të shtunën, pasi pronari i ri thuhet se planifikon të bëjë një investim të madh në atë vend.

Prodhuesi japonez i veturave, i cili ndërton rreth një të dhjetën e 1.5 milion prodhimeve të veturave në Britani, mori vendimin dy vjet pasi njoftoi synimin që në vitin 2019 të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Swindon. Shitja nënkupton se 3.500 njerëz do të humbin vendin e punës.

Honda, e cila ka qenë në gjendje jo të mirë në Evropë, ka thënë që mbyllja e fabrikës nuk kishte të bënte me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, por duhej të përqendrohej në aktivitete në rajone ku ajo pret të shesë shumicën e veturave.

Reklama e sponzorizuar

Lëvizja e Hondas pasoi vendimet e firmave elektronike Sony dhe Panasonic për të zhvendosur selinë e tyre në Bashkimin Evropian nga Britania.