Qeveria e Kosovës njofton se në mbledhjen e saj 69-të ka marr vendim që të miratoj nismën për Marrëveshjen e Kredisë me Bankën Evropiane për Investime.
Sipas qeverisë, kjo marrëveshje është për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19.
“Qeveria ka miratuar nismat për negociimin e Marrëveshjes së Kredisë midis Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për financimin e projektit ‘Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të’, si dhe për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian, për projektin ‘Mbështetja e BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë’”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Qeveria gjithashtu ka ndarë mjete financiare për pagesën shtesë në pagë për disa institucione në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia.
Po ashtu, janë ndarë 8 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë.