Agjencia “Agenda Austria” ka analizuar pasojat ekonomike në Austri gjatë një viti të pandemisë dhe krizës me koronavirus.
Sipas kësaj agjencie e cila merret kryesisht me analiza ekonomike, kriza e pandemisë së koronavirusit do të rëndojë ekonominë austriake me një total prej 100 miliardë eurosh, shkruan albinfo.at.
“Agenda Austria” del me një rezultat se, prodhimi i brendshëm bruto (BIP) ishte 31 miliard euro më i ulët se sa parashikohej të ishte vitin e kaluar.
Por, çfarë duhet të bëhet tani në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike?
“Vaksinim, vaksinim, vaksinim…ky, do ishte programi më i mirë ekonomik”, thotë për kurier.at, drejtori i Agenda Austria, Franz Schellhorn.
“Një ngritje ekonomike pas koronavirusit mund të mendohet vetëm pasi të këtë vaksinim të shumicës së popullsisë”, shtoi ai.
“Agenda Austria” për gjatë tërë vitit ka analizuar pasojat ekonomike në kohën e pandemisë.