1.Jo më larg se në janar të këtij viti, Menaxhmenti ka punësuar me kontratë mbi vepër djalin e vëllaut të ish presidentit Thaci, Leotrim Thacin, në pozitën Menaxher i njësisë për të drejta autoriale.
2.Gjatë muajit shkurt, drejtoreshës së financave i është punësuar motra me kontratë mbi vepër, Donika Hyseni.
3. Gjatë këtyre ditëve, është punësuar në ueb faqen e RTK-së, me kontratë mbi vepër, vajza e Migjen Kelmendit, Sara Kelmendi.
4. Pagë të rregullt në RTK për tash e disa muaj merr edhe Milaim Zeka.
Milaimi është mirë të pyetet se kur ka qenë për herë të fundit në RTK dhe cilën punë e ka kryer?
Pērveç Milaimit pagë nga RTK merr edhe bashkëshortja e tij.
5. I punësuari i RTK-së i cili gjatë muajit të kaluar u arrestua për kidnapim, përveç pagës si mjeshtër zëri, ka marrë edhe një pagë shtesë në formë të aneksit.
Përveç pagës bazë, pagë shtesë marrin edhe drejtoresha e financave dhe udhëheqësi i administratës dhe burimeve njerëzore.
Bordi i RTK-së në raportimet gjatë vitit të kaluar ka deklaruar se i ka ndërperë të gjitha pagat shtesë.
Hoxha ka thënë se RTK-ja ka mbipopullim të personelit me mbi një mijë të punësuar, ndërkohë që po vazhdohet me “degradim të RTK-së”.
“Kuvendin si themelues të RTK-së e pret shumë punë, por më shumë se Kuvendi punë ka Prokuroria”, ka shkruar ai në Facebook.