Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë të Kosovës tha se duhet të veprohet shpejtë që të ndalen humbjet financiare të kompanive publike.
Kurti para kabinetit qeveritar deklaroi se duhet të ketë auditim në këto ndërmarrje publike.
“Përtej veprimeve urgjente për menaxhimin e pandemisë, duhet të veprojmë shpejtë që t’i ndalim humbjet financiare nga kompanitë publike, por edhe të ndalim recesionin ekonomik duke ndihmuar sektorin privat që të shpëtojmë vendet e punës dhe prodhimit”, tha Kurti.
Ai ka shtuar se këto ndërmarrje duhet të janë mbështetëse të ekonomisë.
Kuvendi i Kosovës me 67 vota për dhe 30 kundër ka zgjedhur Albin Kurtin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.
Kurti në menaxhim pritet t’i ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.