Latifi: Brenda vitit nga Aeroporti janë larguar 80 punëtorë

Bashkim Latifi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, ka treguar se brenda një viti janë larugar 80 punëtorë nga Aeroporti i Prishtinës.Ai ka thënë se shkëputjet e kontratave janë bërë pa respektuar Ligjin e punës.

Për mosvazhdimin e kontratave të 19 punonjësve gjatë ditës së sotme, Latifi në Interaktiv ka thënë se është për keqardhje, pasi janë larguar punëtorët në një kohë krize të pandemisë.

“Këtyre punëtorëve sot që nuk i është vazhduar kontrata. Ata janë thirrë në atë se ju skadon afati e nuk ka vazhdim. Është për keqardhje. Në një kohë të pandemisë dhe duke u nisur prej faktit, se edhe herën e parë ishin larguar mbi 60 punëtorë prej pune, në një kohë të papërshtatshme. Nëse menaxhmentit ynë është dashur të jetë human, atëherë është dashur të jetë tash, pasi është pandemi. Ka pasur vetëm hakmarrje ndaj punëtorëve. Nuk ka pasur asnjë shpjegim, vetëm se nuk vazhdohet kontrata dhe nëse gjejnë punë diku tjetër do t’i pajisin me dokumentacionin e nevojshëm. Largimet janë bërë shkurt për hakmarrje. Është hakmarrje ndaj punonjësve grevistë. Numri i përgjithshëm i punëtorëve që janë larguar nga puna shkon në 80 brenda vitit. Nëse thirremi në atë se nuk ka punë në kohë pandemie, kjo nuk qëndron, pasi ka punë në Aeroport. Është dinamizëm i kënaqshëm. Bëhet punë, ka fluturime, ndoshta jo në nivelim që presim, por ka punë. Nuk mund të thirren në pandemi, pasi ka punë. Janarin e patëm të plotë”, ka thënë Latifi.

Reklama e sponzorizuar