Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021-Masa 4, Faza e dytë.
Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri.