Bitcoin ka rënë ndjeshëm pasi dy ditë më parë u rrit në vlerën prej 60 mijë dollarësh.
Kriptovaluta më e njohur gjatë fundjavës ka shënuar nivele rekord, pothuajse dyfish nga viti i kaluar.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin po tregtohet me mbi 57 mijë dollarë.
Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.
Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.
Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.75 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut.