Pasuria neto e Warren Buffettit brenda gjatë kësaj jave u rrit me mbi 100 miliardë dollarë.
Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, përcjell Telegrafi, Buffett tashmë do të ishte personi më i pasur në botë nëse nuk do të kishte dhënë një pjesë të pasurisë së tij për bamirësi.
Investitori i famshëm e arriti këtë moment historik ngase çmimi i aksioneve të Berkshire Hathaway u rrit në një vlerë rekord, duke rritur kapitalin e tregut kompanisë në 608 miliardë dollarë.
Buffett posedon 99 për qind të aksioneve të Berkshire Hathaway në vlerë prej 99.2 miliardë dollarë. Ai gjithashtu ka disa investime personale në vlerë neto prej 100 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, Buffett që nga viti 2006, për kauza bamirësie ka dhuruar mbi 226 mijë aksione. Nëse ai do të kishte mbajtur këto aksionet, sot vlera neto e pasurisë së tij do të ishte mbi 189 miliardë dollarë, duke e mbajtur atë në krye të listës së personave më të pasur në botë.
Shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos sot është personi më i pasur në botë me një pasuri prej 180 miliardë dollarësh, pasuar nga themeluesi i Teslas, Elon Musk që ka një vlerë neto prej 173 miliardë dollarësh.
Ish-themeluesi i Microsoftit, Bill Gates ndjek dy të parët me një pasuri prej 138 miliardë dollarësh, ndërsa Buffett gjendet në pozitën e gjashtë si personi më i pasur i botës.