Monedha europiane vazhdon edhe sot të blihet me 122.9 lekë dhe të shitet me 123.4 lekë sikurse edhe ditën e djeshme duke mos regjistruar luhatje të kuotës sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan pas vlerës pozitive që shënoi ditën e hënë ka pësuar një rënie të lehtë mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 103.1 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë.
Paundi britanik ka humbur 0.3 pikë sërish këtë të martë duke u blerë me 142.5 lekë dhe duke u shitur me 143.5 lekë në raport me një ditë më parë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane nuk ka shënuar lëvizje të vlerës ditën e sotme duke u blerë njësoj sikurse edhe me 110.8 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë./Scan tv/