Derisa njerëzit vazhdojnë të eksplorojnë në Mars, planet janë që të ndërtohet një qytet në planetin e kuq.
Nüwa, kryeqyteti dhe një nga pesë të planifikuar në Tempe Mensa në Mars, është ndërtuar vertikalisht në vend të formës horizontale në brinjën e një shkëmbi, i cili do të zvogëlojë efektin e presionit atmosferik dhe rrezatimit, e fundi i së cilës është vdekjeprurëse pa strehë.
Qyteti do të përfshijë të gjitha çka përfshinë një qytet në tokë, shtëpitë, zyrat dhe hapësirat e gjelbra.
“Ne duhet të punojmë ende më shumë në analizat për të kuptuar me çfarë rreziqe do të përballemi”, ka thënë Alfredo Munoz, kryetar i ABIBOO.
Ata që ëndërrojnë të jetojnë në mars, këtë duhet t’ia kalojnë fëmijëve ose nipërve të tyre, sepse projekti është i dizajnuar të ndodhë në vitin 2054 dhe hyrja në të nuk mund të bëhet para vitit 2100.