Prishtina planifikohet të bëhet me lumë

Prishtina më nuk do ta ketë epitetin si “qyteti pa lum”. Kjo pasi në investimet që do të bëhen në rrugën A, sipas zyrtarëve komunal do ketë lumin ku do të rindërtohet edhe shtrati i tij.

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, tha se në vitin 2021 përveç 100 rrugëve në pjesën urbane dhe rurale janë edhe dy projekte të mëdha dhe ai tunelit prapa Teatrit Kombëtar, dhe projekti në rrugën A.

“Në këtë vit kemi dy projekte madhore i cili është projekti i tunelit dhe projekti i rrugës A. Rruga A do ta ketë edhe lumin pra komuna e Prishtinës nuk do të quhet qytet pa lumë por do ta ketë lumin i cili do të rindërtohet pjesa e shtratit”.

Reklama e sponzorizuar

“Janë tri burime në Zllatar dhe do të ketë një gjatësi prej 5 km dhe gjerësi prej 8 metrave. I kemi të planifikuara përfaërsisht 100 rrugë të cilat do të ndërtohen në pjesën urbane dhe rurale. Poashtu kemi edhe një kontratë të mobilitetit ku ndërtohet sipas planit të mobilitetit”, shtoi Mehmeti.

Sipas tij, përveç tunelit është paraparë që edhe ndërtimi i sheshit me kalldrëm, duke theksuar se do ti kthehet stili i vjetër Prishtinës.

“E kemi ndërtimin e tunelit e cila rëndësi kapitale për qytetin e Prishtinës për arsye se pjesa prapa teatrit ku është shtrati i Vellushës gjer te komuna do të ndërtohet tunel”.

“Mbi tunelin është paraparë të ndërtohet sheshi me kalldrëm. Do të kthehet stili i vjetër në qytetin e  Prishtinës. Poashtu së shpejti do të përfundojmë procedurat e tenderimit të tregut të qytetit”, shtoi ai.

Tutje, Mehmeti shtoi se në Prishtinë janë ndërtuar banime kolektive dhe individuale prej 3 miliardëve dhe i gjithë investimi në rrugë ka qenë 200 milionë.

“Rrugët që janë nisur në Prishtinës nuk do të përfundojnë sepse çdoherë do të ketë investim sepse Prishtina është duke u zgjeruar dhe po zhvillohet hovshëm. Në Prishtinë janë ndërtuar banime kolektive dhe individuale prej 3 miliardëve dhe i gjithë investimi në rrugë ka qenë 200 milionë”.

“Për ne është shumë me rëndësi  dhe jemi duke realizuar projekte sa i përket kallëzimit fekal dhe atmosferik ku diku 300 km të ndërtohen. Ndërtimet ilegale kanë pasur ndikim negative. Tash kanalizimi infrastruktura i përballon rrethanat e reja”, ka thënë ai.