Programi i VV për ekonomi: Cilat familje do të përfitojnë varësisht prej të ardhurave vjetore?

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve dhe tashmë edhe duke udhëhequr me Qeverinë e Kosovës. Por cilat janë disa nga premtimet e kësaj partie gjatë fushatës?

Në planprogramin e saj për ekonomi, Lëvizja Vetëvendosje ka paraparë rritjen e pagës minimale në 250 euro dhe që kjo pagë të përjashtohet nga tatimi në të ardhurat personale. Sipas këtij planprogrami parashihet që nënave të papuna, t’u paguhet paga minimale prej 250 eurosh.

Programi i VV-së flet edhe për shtesat e fëmijëve. Të gjithë fëmijët nën moshën 2-vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove, kurse për fëmijët nën moshën 16-vjeçare, shuma që përfitojnë do të jetë 10 euro në muaj.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu edhe familjet që kanë të ardhura të ulëta, në qeverisjen e VV-së pritën të rimbursohen varësisht prej të ardhurave vjetore që ajo familje merr.

“Nga 50 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7 mijë euro në vit, nga 100 euro për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6 mijë euro, dhe nga 150 euro për secilin fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5 mijë euro”, thuhet në programin e Lëvizjes Vetëvendosje. /Buletini Ekonomik/