Një protestë është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Të unifromuar janë duke protestuar pjesëtarë të shumtë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Protesta në fjalë nuk ishte paralajmëruar, ndërsa gardianët kërkojnë plotësimin e kërkesave që kanë në drejtim të institucioneve në vend.
Siç mëson lajmi.net gardianët janë duke protestuar, pasi që të njëjtit nuk u futën në pakon e Rimëkëmbjes, ku u ofrua ndihmë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe përballjes me të në vendin e punës.
Të njëjtit janë parë të pajisur me armë e uniforma derisa po protestonin./Lajmi.net/