Në thesarin e shtetit aktualisht gjenden vetëm 699 mijë e 535 euro si rezerva shtetërore.
Muharrem Shahini, nga Zyra për Komunikim Publik në Ministrinë e Financave, për Buletinin Ekonomik pohoi se rezervat e shtetit nuk e mbërrijnë as shifrën e 1 milionshit.
“Në programin buxhetor shpenzimet e paparashikuara, gjendja e tanishme është si vijon: Buxheti për Investime Kapitale është 1.000.000 euro dhe rezervat shtetërore janë 699. 535 euro.”
Zbrazja e fondit për rezerva shtetërore ishte bërë gjatë qeverisjes Haradinaj, por fondi nuk është ‘rikupëruar’ as tash kur jemi në vitin 2021. /Buletini Ekonomik/