Sevilla përdor portokajtë për të gjeneruar energji elektrike

Në këtë periudhë të vitit, Sevilla, kthehet ngjyrë portokalli. Kryeqyteti i rajonit jugor spanjoll, Andaluzisë, shndërrohet mbushet me portokaj, raporton agjencia AP.

Por këta portokaj të hidhur, që kryesisht gjenden në Azinë Juglindore dhe përhapur nga njerëzit nëpër botë, rrallë konsumohen nga qytetarët e Sevillas.

Disa nga frutat e hidhur nga pothuajse 50 mijë pemë portokalli të qytetit eksportohen në Britani, ku bëhet marmelatë nga to.

Reklama e sponzorizuar

Por, pjesa tjetër shpesh lihet të bjerë në rrugët e qytetit, ku kalben, shkelen nga rrotat e makinave ose potencialisht shkaktojnë rrëzime të banorëve të qytetit, që shkelin në to e rrëshqasin.

“Është një nga pemët që përfaqëson më së shumti imazhin e qytetit, dhe një nga atraksionet turistike këtu”, thotë David Guevara, nga këshilli i qytetit të Sevillas. “Mbi të gjitha, për shkak të erës së portokallit në pranverë që bën shumë njerëz të vijnë në këtë qytet. Por, gjithashtu, kur frutat bien në tokë, kjo krijon vështirësi dhe shumë probleme për qytetarët”.

Por, tash qyteti po e kthen këtë shqetësim në energji të pastër.

Kompania e shërbimeve të ujit Emasesa ka nisur një pilot-projekt që përdor agrumet nga rrugët e qytetit për të gjeneruar energji të pastër që drejton një nga impiantet e saj të pastrimit.

“Ne e kuptuam se portokalli që (në ditët e sotme) përdoret vetëm në një mënyrë tjetër për prodhim të marmelatave – ky portokall i hidhur që vlerësohet shumë historikisht në Britani të Madhe – ka – të dyja si lëng ashtu edhe lëvozhgë – mundësinë për të kombinuar ato me llumrat e ujërave të zeza për të gjeneruar energji”, ka thënë kryebashkiaku i Sevillas, Juan Espadas.

Së pari, mblidhen portokajtë, transportohet në një kompleks ku gjenerohet elektricitet nga lëndët organike. Ndërsa portokajtë fermentohen, metani i mbledhur përdoret për t’i dhënë shtytje gjeneratorit.

Benigno Lopez, kreu i departamentit ambientalist të Emasesas, thotë se po ashtu kanë testuar edhe ullinjtë dhe ujërat e zeza si pjesë e projektit.

“Portokajtë janë të fundit nga mbetjet organike që po i testojmë. Ne kemi testuar ato në dy vjetët e fundit. Këtë vit, kemi vlerësuar 60 tonë portokaj me të cilët do të prodhojmë energji ekuivalente të konsumuara nga 300 shtëpi në një ditë të vetme”, ka thënë Lopez.

Rezultatet e testimit sugjerojnë se një ton portokaj mund të prodhojë elektricitet deri 50 kilovat në orë, e mjaftueshme për të furnizuar pesë shtëpi për një ditë.

Emasesa thotë se nëse mblidhen të gjithë portokajtë e Sevillas, ato mund të krijojnë energji të mjaftueshme për të furnizuar 73 mijë shtëpi.

Lopez thotë se çelësi është metani, i marrë nga lëndi i frutave. Lëkura nuk është e dobishme për procesin, por përdoret për plehra organik për toka bujqësore e kopshte.

“50 për qind e këtij portokalli është lëng. Përmes këtij lëngu ne krijojmë një gaz që është i pasur me metan që përdoret për të prodhuar energji nëpërmjet një motori të kogjenerimit. Ishte një proces shumë i thjeshtë”, thotë Lopez.