Të gjithë e kemi dëgjuar këshillën “të jesh vetvetja dhe me vetëbesim” në një intervistë pune dhe duket se profesionistët e rekrutimit të punonjësve bien gjithashtu dakord me këtë shprehje.
Ja disa këshilla të mira që do ju vlejnë për intervista të suksesshme dhe të shprehni personalitetin tuaj përveç aftësive dhe kualifikimeve për vendin e punës.
1.Bëni detyrat e shtëpisë paraprakisht
Bëni kërkime se çfarë tiparesh të personalitetit tuaj puna kërkon. Kërkoni në çdo faqe të kompanisë për të parë se çfarë lloj “kulture” ajo po përpiqet ta paraqesë. Në këtë mënyrë do të dini se ku duhet të praktikoheni dhe të fokusoheni.
2. Tregoni personalitetin tuaj përmes veshjesh që do të zgjidhni në intervistë
Kodi i veshjesh së intervistës për punë duhet të jetë elegante, profesionale, larg ekstravagantes por njëkohësisht e fuqishme dhe të përfaqësojë stilin tuaj brenda saj.
3. Veproni dhe flini me vetëbesim.
Jo të gjitha CV-të janë shumë të pasura me eksperienca apo kualifikime, por kjo nuk do të thotë se këto persona nuk janë të denjë për atë punë. Prandaj ajo që mungon në CV tuaj mundohuni ta plotësoni me vetëbesimin që shfaqni në prezantimin e kualifikimeve që keni.
4. Jepni përgjigjeve që do të mbahen mend gjatë
Gjatë intervistave, shpesh ju kërkohet pyetje të bazuara në kompetencat tuaj lidhur me një detyrë. Në këtë rast sigurohuni që të identifikoni Situatën, Detyrën, Veprimin dhe Rezultatin e kohës dhe të jeni sa më specifik që të jetë e mundur lidhur me idenë tuaj për zgjidhjen e problemit.
5. Mos harroni të bëni një bisedë personale
Në fund të fundit, punëdhënësit pyesin bazuar në kompetenca tuaja për zgjidhjen e problemeve apo detyrave, prandaj mos hezitoni të tregoni eksperiencat tuaj personale në situata që i keni kaluar me sukses.
6. Bëni pyetjet e duhura
Në fund të intervistës kur ju pyesin se nëse keni ndonjë pyetje, atëherë sigurohuni që të pyesni lidhur me ndonjë informacion shtesë të kompanisë apo mënyrën si punohet në ekip aty. Interesi që tregoni do ju bëjë të shkëlqeni.