Si të krijoni një mjedis pune eko-miqësor?

A mund të mbrohet planeti edhe nga tryeza e punës? Mjaftojnë vetëm disa masa paraprake të vogla, për ta shndërruar një “stacion” pune në një vend eko-eficient.

Sido që të jetë, nëse punoni nga shtëpia, apo zyra, transformimi mund të përfshijë disa aspekte – nga ato që kërkojnë më shumë angazhim si zgjedhja e arredimit, teknologjitë e përdorura apo burimi i energjisë, tek ato më të thjeshta si produktet për pastrimin apo sjelljet që mund të zbatoni (pse jo edhe nisma eko-miqësore?).

Le ta nisim me arredimin. Për të qenë të qëndrueshme, mobiliet duhet të jenë prej materiali që mbron mjedisin, ose në dru të certifikuar nga FSC apo PEFC, d.m.th. nga pyjet e menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme. Edhe bojërat e përdorura për muret duhet të jenë në përputhje me standardet mjedisore, si ato me certifikimin ECOLABEL ose GreenGuard. Disa marka që ofrojnë bojëra të këtij lloji janë DURGA, SOLAS, OIKOS etj.

Reklama e sponzorizuar

Në anën tjetër, në tryezë, mund të vendosen shumë objekte eko-miqësore që i japin vendit të punës menjëherë ajër ‘të gjelbër’. Zgjedhjet janë të shumta: nga stilolapsat e biodegradueshëm të realizuar në bioplastikë, te kalendarët e mbjellë, ku secila faqe mund të shndërrohet në një bimë e deri te axhendat e krijuara me mbeturinat e ndërmarrjes.

Disa agjenci si iGreenGadgets, ofrojnë këto lloj produktesh; të tjera, si Alisea, rimarrin nga kompanitë e interesuara materiale të vjetra që nuk mund të përdoren më si broshura, fletëpalosje, tabela – dhe në vend që t’i hedhin ato krijojnë bllok-shënimesh ose axhenda me logo.

Ndër të tjera është gjithmonë më mirë të përdoren teknologji me performancë të lartë të energjisë dhe emisione të ulëta elektromagnetike. Në këtë rast ju vijnë në ndihmë TCO ose Energy Star. Dhe meqë jemi tek energjia – përse të mos zgjidhni të furnizoheni me energji të “gjelbër” d.m.th ajo që vjen nga burime të rinovueshme? Tashmë, shumë kompani energjetike e ofrojnë këtë mundësi.

-Përfshini kolegët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët në nisma të ndërgjegjësimit mjedisor, për të promovuar politikën tuaj “green” dhe ndërmerrni projekte të kompensimit të CO2 për të zvogëluar emetimet që prodhohen nga aktiviteti i kompanisë suaj.

-Pajisini zyrat me bimë thithëse – VOC (Volatile Organic Compounds), të cilat pastrojnë ajrin nga emetimet e dëmshme ose elektromagnetizmi . Ju mund të instaloni edhe panele që përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm falë teknologjisë së propozuar nga theBreath.

-Përdorni aplikacione apo motorë kërkimi që nxisin projekte të qëndrueshme (si Ecosia, ekoru apo Givero).

-Nxisni smart working, car-sharing apo bike-to-work (falë edhe projekteve të mobilitetit të qëndrueshëm dedikuar kompanive si JOJOB).

-Zgjidhni furnitorë që japin garanci për qëndrueshmërinë (p.sh. ata të certifikuar nga EMAS, ISO 14001 ose që kanë projekte të qëndrueshmërisë të integruara në politikën e tyre të kompanisë).

-Promovoni mbledhjen e ndarë të mbeturinave, duke i pajisur të gjitha zyrat dhe vendet e përbashkëta me kontejnerë për shpërndarjen e llojeve të ndryshme të mbeturinave.

-Blini sa më shumë produkte green, nga ato për pastrimin te zgjedhja e pajisjeve të domosdoshme në zyrë.

-Bëhuni plastic-free, duke zëvendësuar materialin plastik me atë të biodegradueshëm, apo edhe më mirë, të ripërdorshëm (gotat plastike të kafesë tani janë të ndaluara!) Instaloni filtrues uji në çezma në vend të bidonëve plastikë.

-Shmangni humbjen e energjisë dhe kushtojini vëmendje temperaturës së ngrohjes ose kondicionimit të ajrit (kjo është një nga më të rëndësishmet!)

-Nxisni dixhitalizimin dhe kufizoni përdorimin e letrës (duke printuar sa më pak dokumente, apo printuar në të dyja anët e letrës, kur është e mundur).

Burimi: Vanity Fair