Vetëm edhe 7 ditë afat për tërheqjen e 10 përqindëshit në Trust

Fotografi ilustruese

Trusti ka njoftuar qytetarët sot se u kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë kohë për të aplikuar për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve të tyre në Fondin Pensional të Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media, në të cilën thuhet se më datën 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.

Nga Trusti tregojnë se uebfaqja për aplikim vazhdon të jetë e njëjta: www.trusti10.org

Reklama e sponzorizuar

Siç e ka përcaktuar ligji që e mundësoi këtë tërheqje, pas datës 6 prill 2021 nuk do të mund të aplikohet më për tërheqjen e 10%-shit. /Buletini Ekonomik/

 

Njoftimi i plotë:

Njoftim

I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.

Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org

Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit.