Zvicra, me pagën mesatare më të lartë në Evropë

Valuta e Zvicrës- Franga

Fitimet mujore bruto ndryshojnë mjaft në të gjithë BE-në. Në vitin 2018, fitimet mesatare mujore varionin nga 4 057 euro në muaj në Danimarkë në 442 euro në Bullgari.

Mesatarja përcaktohet si një ‘vlerë e mesme’: gjysma e punonjësve fitojnë më pak dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë se vlera mesatare e fitimeve.

Bashë me Danimarkën në krye të listës ishte Luksemburgu me fitime mesatare prej 3 671 euro në muaj, pasuar nga Suedia (3 135 Euro), Belgjika (3 092 Euro), Irlanda (3 021 Euro), Finlanda (2 958 Euro) dhe Gjermania (2 891 Euro).

Reklama e sponzorizuar

Në skajin tjetër të shkallës, Bullgaria u dallua me të ardhurat e saj mesatare mujore prej 442 euro. Vendet që vijnë më afër ishin Rumania me 700 euro në muaj, Hungaria me 801 euro dhe Lituania me 809 euro.

Në vendin e parë në Evropë është Zvicra me 5 625 euro në muaj, duke lënë pas Norvegjinë me 4 279 euro dhe Islandën 4 202.

Me 302 euro në muaj, Shqipëria renditet e fundit në Evropë për fitimet mesatare mujore bruto për vitin 2018 të qytetarëve të saj, sipas një publikimi të Eurostat. Këto të dhëna referojnë që gjysma e shqiptarëve fitojnë më pak se 302 euro në muaj dhe gjysma tjetër më shumë.