25 kompanitë ndërkombëtare me kulturën më të mirë sipas punonjësve

Faqja e karrierës Comparably publikoi para pak ditësh klasifikimin e kompanive me kulturën më të mirë të punës në mbarë botën për vitin 2021.

Klasifikimi i ri i Comparably merr në konsideratë kompanitë me më shumë se 500 punonjës.

Për këtë çmim global, Comparably pyeti punonjësit brenda dhe jashtë kufijve të SHBA-së për të vlerësuar kompaninë e tyre në aspekte të ndryshme. Pyetjet u bënë gjatë një periudhe 12-mujore duke nisur nga marsi i vitit 2020, të cilat mbuluan 20 çështje kyçe si paga dhe ekuilibri jetë profesionale – jetë personale.

Reklama e sponzorizuar

Google i cili ka më shumë se 70 seli, nga selia kryesore në Kaliforni, në vende si Gjermania dhe Tajlanda kryeson renditjen. Sipas Comparably, Google vlerësohet me 4.7 pikë nga 5 për kulturën e punës dhe pjesa më e madhe e vlerësimeve të punonjësve në faqe janë pozitive.

Më poshtë 25 kompanitë me kulturën më të mirë të punës në mbarë botën

 

25. PepsiCo

Selia qendrore: Purchase, Nju Jork

Industria: Mallra të konsumit

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “PepsiCo ju krijon mundësinë që të rriteni profesionalisht dhe të fitoni një përvojë të larmishme, duke punuar edhe me njerëz të shumë të mirë”.

24. Adidas

Selia qendrore: Herzogenaurach, Gjermani

Industria: Modë

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Na pëlqen puna dhe mbi të gjitha që jemi pjesë e një marke globale të suksesshme”.

23. DXC Technology

Selia qendrore: Tysons, Virxhinia

Industria: Teknologji Informacioni

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Na pëlqen shumëllojshmëria e menaxhimit dhe ekipeve, duke përfaqësuar rajone të ndryshme të botës”.

22. Meltwater

Selia qendrore: San Francisco, Kaliforni

Industria: Softuerë kompjuterikë

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Meltwater ka një ndërthurje unike kulturash, gjë e cila vlen për gjithë zyrat e saj në botë”.

21. RingCentral

Selia qendrore: Belmont, Kaliforni

Industria: SaaS/Softuer për ndërmarrje

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Një force globalë është çelësi për të pasur edhe një prej kulturave më të mira të punës”.

20. Dynatrace

Selia qendrore: Waltham, Masaçusets

Industria: Softuer kompjuterik

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Ne kemi bashkëpunim, gatishmëri për të ndihmuar njëri-tjetrin, një mozaik aftësish dhe kolegë fantastikë nga vende të ndryshme të botës”.

19. LexisNexis Legal & Professional

Selia qendrore: Nju Jork, Nju Jork

Industria: Analitikë dhe informacion ligjor

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Objektivi kryesor i kompanisë sonë është që të promovojë dhe të mbështesë ligjet (shtetin e së drejtës) në çdo aktivitet që ne bëjmë në të gjithë botën. Kjo është ajo që na frymëzon çdo ditë”.

18. Medallia

Selia qendrore: San Francisko, Kaliforni

Industria: Shërbimi ndaj Klientit dhe softuer SaaS

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Ne jemi një skuadër globale, në zona të ndryshme të botës dhe na pëlqen që gjithmonë të ndihmojmë njëri-tjetrin për të përmbushur detyrat dhe projektet tona”.

17. IBM

Selia qendrore: Armonk, Nju Jork

Industria: Softuer kompjuterik për ndërmarrje

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Diversiteti i kulturave të ndryshme, pjesë e kësaj kompanie, është një prej gjërave të cilën vlerësoj më shumë dhe mbi të gjitha respekti që ne tregojmë ndaj njëri-tjetrit”.

16. TaskUs

Selia qendrore: Santa Monica, Kaliforni

Industria: Shërbim ndaj Klientit

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Mirënjohja dhe vlerësimi janë pjesë të rëndësishme të kësaj kompanie. Gjatë pandemisë në kemi treguar një frymë bashkëpunimi të mrekullueshme”.

15. Trimble

Selia qendrore: Sunnyvale, Kaliforni

Industria: Web hosting/softuer navigimi

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Ne po ndryshojmë dhe po i largohemi kulturës së vjetër të kompanisë sonë dhe po i përshtatemi kohës për të ecur me të njëjtin ritëm me të”.

14. Apple

Selia qendrore: Cupertino, Kalifornia

Industria: Elektronika e konsumit

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Apple të krijon të gjitha kushtet e mundshme për t’u ndier sa më mirë dhe përpiqet të nxisë gjithmonë krijimtarinë tonë”.

13. Amazon

Selia qendrore: Seattle, Uashington

Industria: Tregti elektronike dhe cloud computing

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Edhe pse ne punojmë me zona të ndryshme gjeografike, e gjejmë gjithmonë kohën për të ndihmuar njëri-tjetrin”.

12. Zoom Video Communications

Selia qendrore: San Jose, Kaliforni

Industria: Softuer për video-konferenca

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Edhe pse ne po punojmë në distancë, aftësia për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe për t’i mbështetur kolegët është ajo që e vlerësoj më shumë në këtë kompani”.

11. Sage

Selia qendrore: Newcastle mbi Tyne, Angli

Industria: Softuer kompjuterik

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Bashkëpunimi që ne kemi me kolegët në të gjithë botën, sidomos edhe gjatë kësaj situate që po kalojmë është një nga gjërat që vlerësoj më shumë në kulturën e punës së kësaj kompanie.

10. Concentrix

Selia qendrore: Fremont, Kaliforni

Industria: Shërbim ndaj Klientit

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Ekziston një shpirt bashkëpunimi dhe mirënjohjeje në të gjithë rrjetin e kompanive tona në të gjithë botën”.

9. Boston Consulting Group

Selia qendrore: Boston, Massachusetts

Industria: Konsulencë menaxhimi

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Ndihem me fat që punoj në një kompani të tillë. Ky është një ambient fantastik”.

8. Elsevier

Selia qendrore: Amsterdam, Holandë

Industria: Publikim kontenti

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Gjëja më pozitive për kulturën e kësaj kompanie është që ne mësojmë vazhdimisht nga kolegët tanë nga vende të ndryshme të botës”.

7. Facebook

Selia qendrore: Menlo Park, Kaliforni

Industria: Media Sociale

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Të gjithë janë mendjehapur dhe gati për të pranuar dhe për të mësuar rreth kulturave të njërit-tjetrit”.

6. Chegg

Selia qendrore: Santa Clara, Kaliforni

Industria: Arsim i Lartë

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Shumëllojshmëria e kulturave dhe njerëzit me njohuri dhe talente të veçanta na ndihmojnë ne që të mësojmë nga njëri-tjetri”.

5. HubSpot

Selia qendrore: Kembrixh, Masaçusets

Industria: softuer CRM

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Vizion dhe kulturë e shkëlqyer. Kjo është frymëzuese dhe emocionuese dhe na ndihmon që të rritemi sa më shumë profesionalisht në të ardhmen”.

4. Microsoft

Selia qendrore: Redmond, Uashington

Industria: Softuer kompjuterik dhe Elektronikë

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Diversiteti i lartë (duke përfshirë edhe atë gjeografik), etikë e lartë pune dhe kolegë të zgjuar, janë ato që vlerësoj më shumë në këtë kompani”.

3. Samsung

Selia qendrore: Seul, Koreja e Jugut

Industria: Elektronika e konsumit

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Nuk mund të kërkoja për një vend pune më të mirë: marrim ndjesi pozitive çdo ditë, skuadër e mrekullueshme dhe mbi të gjitha klientë të kënaqur”.

2. Adobe

Selia qendrore: San Jose, Kaliforni

Industria: Softuer për ndërmarrje

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Kjo kompani kujdeset për punonjësit e saj në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha që të ketë ndikim pozitiv anembanë botës”

1. Google

Selia qendrore: Mountain Vieë, Kaliforni

Industria: Internet Cloud Computing

Mendimi i punonjësve për kompaninë: “Gjëja më pozitive për kulturën dhe ambientin e punës në këtë kompani është se njerëz nga kultura të ndryshme po bashkëpunojnë dhe po ndajnë idetë e tyre me njëri-tjetrin” / Business Insider