Askush nuk dëshiron të ndjejë se aftësitë e tij janë duke u nënvlerësuar ose potenciali i tij është duke u çuar dëm.
Por kjo është ende një çështje mjaft e përhapur. Sipas një studimi, 35% e milenianëve me diploma Bachelor të universitetit thonë se punët e tyre të para jashtë shkollës nuk kanë kërkuar një diplomë kolegji.
Çdokush mund të jetë shumë i zgjuar për punën e tij, ndonëse ata janë të “mbikualifikuar” ose kanë “ngecur” në rolin, fushën apo organizatën e gabuar.
Më poshtë janë disa shenja të përmbledhura nga Ekonomia Online, se ndoshta është koha për të lëvizur në diçka më sfiduese:
1. Jeni i mërzitur
“Mërzitja e pandërprerë është treguesi më i madh që ju jeni shumë i zgjuar për punën tuaj” thotë në një postim në LinkedIn, CEO dhe themelues i “Human Workplace”, Liz Ryan. “Nëse mërzia ju pushton deri në atë pikë që ju duhet kafeinë për të qëndruar zgjuar, ju jeni në vendin e gabuar”, shpjegon ai.
2. Ju nuk duhet të përpiqeni shumë
Është shumë mirë që të jeni i aftë dhe mbi mesataren në disa fusha, por në qoftë se ju jeni duke performuar shumë mirë gjatë gjithë kohës, është koha të merrni në konsideratë se ju mund të jeni i mbikualifikuar.
“Është një shenjë se ju jeni shumë i zgjuar për rolin tuaj në qoftë se ju jeni duke përfunduar detyrat që keni dhe po bëni edhe më shumë”, thotë Ryan Kahn, një trajner karriere, themelues i “The Hired Group”.
3. Nuk jeni duke mësuar ndonjë gjë
Punët gjithmonë duhet të funksionojnë si mundësi për të mësuar, edhe nëse ju e pëlqeni apo jo punën tuaj. Nëse ju zbuloni se nuk ka asgjë tjetër për të mësuar nga roli juaj, kjo është ndoshta koha për të lëvizur brenda organizatës apo për të lëvizur përfundimisht.
4. Shefi juaj nuk ka një vizion
“Ju nuk mund të rriteni profesionalisht duke punuar për dikë që nuk e ka idenë se çfarë një vizion ose ku do të shkojë”, thotë Ryan.
Shefi juaj duhet të jetë dikush nga i cili mund të mësojmë. Në qoftë se ata nuk kanë një plan për mënyrën se si do të rritet departamenti apo edhe më tej vetë karriera e tyre, kjo është një shenjë se ata nuk kanë shumë për t’ju ofruar.