Njoftim me rëndësi nga AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit-AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore:  Apiko në Pejë, Ekonomia Pyjore në Prishtinë, KB Pirana në Piranë, Fapol në Podujevë, Stacioni i veterinës në Rahovec se Publikimi i njoftimeve për dorëzimin e dokumentacionit me qëllim te hartimit të listës fillestare do të bëhet me datë12,13,14,15,16 Prill 2021.

Njoftimin mund ta gjeni në vijim si dhe në web faqen e AKP-së www.pak-ks.org.

Në mbështjetje të nenit 10, pika 10.2 të Rregullores së UNMIK-ut, nr.2003/13, me ndryshimet dhe plotesimet e Rregullores së UNMIK-ut 2004/45, e duke e zbatuar Aktvendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, AC-I-16-0268-A0001, dt. 24.08.2017, dhe Udhëzimin e Kolegjit të Specializuar të DHPGJSK, nr.C-IV-20-0059,dt.15.10.2020,Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me dt.12,13,14,15,15.04.2021, për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: NSh “APIKO” PEJ003 në Peje, “Ekonomia Pyjore” PRN043 në Prishtinë, “Fapol” PRN023 në Podujevë, KB “Pirana” PRZ073 në Piranë dhe “Stacioni i Veterines” PRZ063 në Rahovec me qëllim të grumbullimit dhe dorëzimit të dokumentacionit të punëtorëve për këto NSh lidhur me  hartimin e listës fillestare të punëtoreve në formatin tabelar excel për përfitimin e një pjese prej 20% të të ardhurave nga privatizimi-likuidimi apo shpronësimi i NSh-ve të theksuara më lartë nga kompetenca e BSPK-së dhe ate:

Reklama e sponzorizuar
  1. Libreza e punës (për punëtorët që i posedojnë), apo kontrata e punes, para apo pas qershorit 1999.
  2. Të ardhurat personale nga Ndermarrja përkatëse për punëtorët të cilët kanë punuar pas qershorit 1999, deri ne privatizimin-likuidimin e NSH.
  3. Në rast të mungesës të Librezës së punës, çfarëdo dokumenti tjetër(kontrata apo vendime të punës) që dëshmojnë themelimin e marrëdhënies së punës,përkatësisht përfundimin e punësimit në NSH.
  4. Vendimin eventual për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për përiudhën 1989-1999, gjatë aplikimit të masave të dhunshme diskriminuese nga ish Kuvendi i Republikës së Serbisë (nëse posedojnë këte vendim).
  5. Dokumentet në komunat përkatëse,Dep.për çështje sociale për të rënët në Luftën e Kosovës 1997-1999, qoftë luftetarë të lirisë, por edhe të viktimave civile.
  6. Çfarëdo dokumentacioni tjetër i cili dëshmon dhe arsyeton pretendimin për të drejtën e punëtorëve për t’u përfshirë në Listën fillestare në formatin tabelar excel që do të hartohet nga menagjmenti dhe sindikata e NSH përkatëse në bashkëpunim me BSPK-në.
  7. Ekstrakti i lindjes dhe kopjet e lejes së njoftimit.
  8. Numrat e tel. kontaktues.

Të gjitha dokumentet që do të dorëzohen duhet të jenë të noterizuara nga noteri kompetent, përveq lejes së njoftimit.

Dokumentacioni  dorëzohet në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, “Zyra e Ekspertit Ligjor” të BSPK-se, ne Hotelin GRAND, kati III Prishtinë, personalisht apo përmes postës.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit të punëtorëve është deri me datë 6 maj 2021, pra 20 ditë pas publikimit të 5 ditëve të njëpasnjëshme sipas dispozitivit-1, të Udhëzimit të DHPGJSK, C-IV-20-0059, dt.15.10.2020.