Asnjëri nga tri projektet për sallë koncertale në ish-“Gërmi” s’bëhet pa 10 milionë euro

Konkretizimi i projektit ideor për sallë koncertale në ish-objektin e “Gërmisë” është ende larg, por cilindo prej tri projekteve që do ta zgjedhë, Komunës së Prishtinës i duhen së paku 10 milionë euro për punime.

Kostoja del të jetë e përafërt me vlerën e humbur më 2019 nga fondet e BE-së shkaku i mosmarrëveshjeve midis pushteteve.

E në buxhetin e sivjetmë s’e ka as dhjetë për qind të kostos së parallogaritur.

Reklama e sponzorizuar