BE-ja ia dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Pfizer logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Bashkimi Evropian, përmes Austrisë, do të dërgojë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinës kundër virusit COVID-19 të kompanive “BioNtech-Pfizer”, kanë bërë të ditur burimet e BE-së në Bruksel.

Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsejtë 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këto doza do të nisin të vijnë në rajon që nga fillimi i muajt maj e deri në muajin gusht. Ato janë sasi e veçantë e siguruar nga BE-ja dhe nuk përfshihen në sasinë që shtetet e BE-së e kanë siguruar për vete./Koha.net/