Një monedhë gjigante e arit, që ka vlerën e 10 mijë funte dhe peshon 10 kilogramë, është prodhuar nga Britania e Madhe, raporton BBC.
“Royal Mint” ka njoftuar se për prodhimin e monedhës më të madhe është dashur 400 orë punë, përfshirë katër ditë lustrim.
Monedha e gjerë 20 centimetra është krijuar duke përdorur shkathtësitë tradicionale dhe teknologjinë inovative.
Monedha bashkon të dhjetë kafshët e kafshët mistike në një dizajn, përfshirë luanin, grifinin, fajkoin, demin, dragoin, njëbrirëshin dhe kalin.
Në qendër është portreti i Mbretëreshës Elizabeta II.
“Royal Mint” ka njoftuar se çmimi për monedhën është 10 mijë funte.