Çfarë ndodhi me tregtinë e Shqipërisë me Kosovën? Mallrat që ndikuan në dyfishimin e eksporteve

Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të eksporteve drejt Kosovës në muajin mars të këtij viti. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, në mars 2021 Shqipëria eksportoi në Kosovë mallra me vlerë 3 miliardë lekë, duke njohur thuajse një dyfishim të tyre në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Duhet pasur parasysh fakti se në marsin e vitit të kaluar tregtia e jashtme vuajti pasojat e rregullave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Megjithatë, edhe në rang tremujori, janar-mars, Shqipëria ka një rritje të konsiderueshme të eksporteve drejt Kosovës. Në këtë periudhë janë eksportuar mallra në vlerë 6.5 miliardë lekë duke njohur një rritje me 1.7 miliardë lekë.

Importet nga Kosova

Reklama e sponzorizuar

E njëjta tendencë rritëse konstatohet edhe me importet. Në mars 2021, Shqipëria importoi nga Kosova mallra me vlerë 856 milionë lekë, nga 459 miluionë që ishte më mars të vitit të kaluar. Në rang tremujori, janar-mars, Shqipëria ka importuar nga Kosova mallra në vlerë 2 miliardë lekë, duke njohur një rritje me 500 milionë lekë në krahasim me të njëtën periudhë të një viti më parë.

Çfarë eksportoi Shqipëria në Kosovë

Referuar të dhenave zyrtare, ndikimin më të madh në rritjen e eksporteve me Kosovën e kanë grup-mallrat ‘minerale, lëndë djegësë dhe energji elektrike’, për të vijuar më pas me ‘materiale ndërtimi dhe metale’. Edhe tekstilet dhe këpucët kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë rritje./Scan tv/