Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë

Bankënota prej 500 eurove (ilustrim)

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14% më shumë të hyra se periudha paraprake e vitit të kaluar.

Rritja e aktivitetit ekonomik kanë ndikuar në rritje e performacës, gjithashtu edhe vetëdijesimi i bizneseve është faktor tjetër, por nuk duhet harruar angazhimin i zyrtarëve doganor në parandalimin e kontrabandës.

Reklama e sponzorizuar

Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milionë euro më shumë. Pra gjatë vitit 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milionë euro.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.