Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur sot mbledhjen konstitutive.
Ky Komision do të udhëhiqet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai me këtë rast tha se do të jetë i hapur për bashkëpunim pa asnjë dallim partiak.
“Në konceptin të përbashkët në parimet kushtetues e ju garantoj që të jap maksimumin që të bashkërendojmë çdo iniciativë dhe jam i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi. Jam i hapur shumë në çdo formë të konsultimit pa asnjë dallim partiak”.
“Si komision kemi një buxhet prej 5 mijë euro dhe në mbledhjen e ardhshme do të bashkëbisedojmë se si mund t’i shpenzojmë”.
Deputetja e VV-së, Jeta Statovci tha se vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë mund të arrihet të tejkalohen sfida, e siç thotë ajo në ekonomi në këtë periudhë ato janë evidente, raporton EO.
“Gëzohem që sot arritëm të bëjmë konstituimin dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim. Fusha e ekonomisë ka një varg sfidash dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë mund ta arrijmë”.
Kurse deputeti i VV-së Armend Muja, ka pyetur se cili do të jetë fushëveprim i komisionit
“Cilat institucione do të mbikëqyren nga ky komision dhe nga java e ardhshme është mirë të fillojmë më fushëveprim”.
“Është komisioni që mbet dhe ka mjaft agjencione që i monitoron dhe unë mendoj që ne duhet ta dimë që a janë të gjitha agjencionet të kompletuara”.
“… meqë ka shumë ankesa sa i përket ndërmarrjeve mirë ka qenë që me e ftuar ministrin dhe me na raportuar e ku janë ngecjet”, tha deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka këtë përbërje: Ferat Shala kryetar i Komisionit; Jeta Tatovci nga VV-ja; Gramoz Agusholli nga VV-ja; Driton Hyseni nga VV-ja; Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja; Armend Muja nga VV-ja; Uran Ismaili nga PDK-ja; Valentina Bunjaku nga LDK-ja dhe Pal Lekaj nga AAK-ja.