Ford-i ka nisur prodhimin e versionit të fundit të modelit të tij pick-up F-150, që është vetura më e kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky lloj i veturës është më i shituri në SHBA në 43 vitet e fundit.
Mirëpo, Fordi shpeshherë është përballur edhe me sfida të mëdha, kryesisht nga rivalët e brendeve amerikane të veturave siç janë General Motors dhe Fiat Chrysler.
Fordi gjithashtu po përballet me luftëra më të gjera. Kompania ka ndërruar radhët e saj ekzekutive disa herë gjatë viteve të fundit. Drejtori i tanishëm Jim Farley është i treti që qëndron në këtë rol që nga viti 2014, shkruan CNBC. Ndërkohë, udhëheqësi i lartë i operacioneve më të vjetra Joe Hinrichs, i cili u konsiderua një pretendent për rolin e drejtorit, njoftoi papritur pensionimin e tij në fillim të vitit 2020.
Versioni i fundit i F-150 vjen me disa azhurnime të shumë pritura, të tilla si një opsion hidraulik i kabllove që siguron shpenzim më të mirë të karburantit dhe priza të energjisë në bord për mjetet ose elektronikën.