Duhet t’i rishikojmë të gjitha ligjet, si ai për Investime Strategjike, atë për Investimet e Huaja dhe Ligjin për Zonat Ekonomike.
Kështu ka thënë ministrja e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com që është diskutuar për investimet e diasporës si dhe ato gjermane në Kosovë.
“Ne tani duhet të rishikojmë të gjitha ligjet, si ai për Investime Strategjike, atë për Investimet e Huaja dhe Ligjin për Zonat Ekonomike. Të gjitha këto ligje janë shumë të gjëra, pra nuk kanë specifika të kritereve të mira se si duhet të sjellim një investim në Kosovë”, ka thënë Hajdari.
Për sa i përket investimeve të huaja në vend, ministrja e MINT është shprehur se deri më tani nuk ka pasur platformë të koordinuar në nivel qeveritar.
“Investimet e huaja janë prioritet i lartë në Qeverinë Kurti. Në diskutimet e fundit, jeni duke ndërtuar axhendën se si të trajtohen më mirë investimet. Kemi trashëguar një sistem të investimeve që është më shumë praktikë e cila nuk ka krijuar një axhendë nacionale për investimet e përgjakshme në Kosovë, duke përfshirë investime strategjike e të huaja apo që vijnë përmes partneritetit publiko-privat. Të gjitha këto qasje të investimeve nuk i kemi në një platformë të koordinuar në nivel qeveritar. Nuk është një politikë kombëtare e investimeve. Ekzistojnë shumë mekanizma që janë nëpër ministri, pra kur shkojmë te qeveria shohim që nuk kemi një axhendë kombëtare për investimet”, është shprehur ajo.
Hajdari tregon se Gjermani është vendi i parë për sa i përket investimeve në Kosovë.
“Për ne janë të shumë të rëndësishme investimet nga Gjermania, ku janë të parat, pastaj vjen Zvicra dhe vendet tjera. Nga viti 2007 deri në vitin 2020 është afër 4.1 miliardë euro total investime, me gjithsej 18 për qind Gjermania”, përfundon Hajdari.
Në emision është diskutuar është për pengesat që kanë investitorët në vendin tonë por edhe për lehtësirat që shteti i Kosovës duhet t’i bëjë. Gjithashtu në fund të emisionit janë diskutuar edhe modele e histori suksesi të investimeve nga diaspora e Gjermania në Kosovë.