Hapet gastronomia, por ka një kusht për klientët

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Në kuadër të këtij vendimi nga e hëna e 19 prillit rihapet gastronomia lokalet hoteliere dhe qendrat tregtare.

Ky vendim specifikon se lejohen deri në 40 persona për 100 metra katrorë brenda lokaleve me distancë 1 metër në mes të karrigeve.

Reklama e sponzorizuar

Pika 26 e këtij vendimi thotë se klientët duhet të qëndrojnë ulur gjatë gjithë kohës në ambientet ku shërbehet ushqimi dhe pija, përveç në disa raste të veçanta.

Më poshtë gjeni vendimin:

24.    Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës. Lejohen deri në 40 klient për 100m2 (4 persona për 10 m2). Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

25.    Ambienti duhet të konfigurohet në mënyrë që klientët e ulur në tavolina të ndryshme të ndahen duke u përmbushur distanca prej të paktën 1 metri në mes karrigeve/ulëseve.

26.    Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në çdo ambient të operatorit ekonomik në të cilin lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve përveç:
26.1. Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i operatorit ekonomik;
26.2. Ndërsa paguan porosinë;
26.3. Gjatë shkuarjes ose kthimit nga tualeti;
26.4. Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.