Koha e mbjelljeve pranverore: Eksperti bujqësor jep disa këshilla për bujqit

Sektori i bujqësisë

Eksperti i bujqësisë, Bekim Ermeni, ka dhënë disa rekomandime për bujqit për kohën e të mbjellave pranverore.

Ai për Buletinin Ekonomik tha se ekzistojnë disa rekomandime të cilat bujqit duhet t’i përfillin siç janë: Përgatitja profesionale e tokës për mbjellje duke përfshirë proceset e lavrimit, frezimit, plehrimit me plehra organike dhe minerale, gjithashtu duhet bërë analizae e tokes.

Tutje ai thotë se një nga rekomandimet që i bëhët bujqeve në këtë kohë është edhe përzgjedhja e fares cilësore dhe hibride, e cila duhet të manifestohet me kujdesin për percaktimin e kohës ideale për mbjellje dhe trajtimi i tokes me preparate adekuate para mbjelljes.

Reklama e sponzorizuar

Po ashtu Ermeni përmendi edhe disa këshilla drejtuar fermerëve të cilat janë:

-Përdorimi i sistemit të ujitjes pikë-pikë (me theks të veçant tek perimet);

– Përgatitja e fidanit me module;

– Përdorimi i agril folie për mbjellje të hershme;

– Përdorimi i plehrave kristalore gjatë vegjetacionit;

– Mbrojtja nga dëmtuesit dhe semundjet me preparate adekuate të miratuara nga MBPZHR dhe BE (lista zyrtare e miratuar);

– Përcaktimi për kultivimin e kulturave bujqësore të cilat paraprakisht janë të kontraktuara dhe qe kërkohen nga tregu (qendrat grumbulluese të fruta-perimeve, hipermarketet, tregu i shumicës dhe pakicës, etj.);

– Zbatimi i praksave të mira bujqësore (standarti Global GAP – Global “Godd Agriculture Practices”) dhe certifikimi i fermerëve me këtë standart;

– Rritja e vlerës së prodhimeve bujqësore përmes zbatimit të standarteve të cilësisë (Global GAP, ISO 22000) dhe marketingut (paketime dhe etketime me te avancuara te produkteve).

Tutje ai tha se kulturat bujqësore të cilat duhet tw mbeshteten nga shteti janë kulturat perimtare, pemëtare dhe ato të drithrave.

“Kulturat bujqesore qe duhet te mbeshteten nga shteti sipas mendimit tim duhet te jene: – Kulturat perimtare (speci, domatja, trangulli, qepa, lakra, etj.); – Pemtare (molla, dardha, rrushi, pemet e imta, etj.); – Drithrat (gruri, misri, luledielli, etj.)” ka thënë eksperti Ermeni./Buletini Ekonomik/