“Kosova, për nga zhvillimi ekonomik, ndër më të varfrat në botë”

Musa Limani, profesor i ekonomisë, vlerëson se Kosova për nga niveli i zhvillimit është ndër vendet më të varfra në botë.Ai në emisionin Desku në KTV, tha se prezantimet e ASK-së për papunësinë nuk janë reale.

“Lidhur me këtë, sa i përket normës së papunësisë, do të jap mendimin tim. Norma e papunësisë që e paraqesin statistikat zyrtare, sipas meje, nuk është reale. Ajo duhet të jetë dukshëm më e madhe duke u bazuar në gjendjen faktike të situatës së papunësisë në Kosovë. Papunësia si tregues relevant makro-ekonomik paraqet një indikator shumë të rëndësishëm që shpreh nivelin e zhvillimit, përkatësisht moszhvillimit ekonomik. Kosova për nga niveli i zhvillimit ekonomik paraqet vendin më të pazhvilluar në Ballkan, Evropë dhe do të thosha se hyn në radhën e vendeve më të pazhvilluara në botë. Ne kemi një normë më të ulët punësimit, kurse e kemi normën më të lartë të papunësisë”, ka vlerësuar ai.

Ai ka folur edhe për benefitet që ka vendi, por edhe për numrin në rritje të të papunësuarve çdo vit.

“Siç dihet Kosova ka popullatën më të re në Evropë dhe në këtë bazë, kontingjenti i punës te ne është dukshëm i madh dhe rritet. Kështu që në vit, popullata aktive ka hyrje diku 25 mijë deri në 30 mijë veta, kurse punësimi është jashtëzakonisht i vogël, duke marrë parasysh edhe sektorin publik edhe atë privat, maksimumi brenda një viti mund të punësohen 10 mijë deri në 15 mijë veta. Prandaj kjo diferencë në mes të hyrjes dhe punësimit të jep me kuptu se norma e papunësisë është jashtëzakonisht e lartë në Kosovë”, tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Limani: Çdo ngritje e çmimeve ul jetesën e qytetarëve

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, ka folur për ndikimin te qytetarët që kanë ngritjet e çmimeve.Ai në emisionin Desku në KTV, tha se te produktet e ekzistenciale nuk ka elasticitet.

“Çështja e ngritjes së çmimeve te produktet e ekzistenciale nuk ka elasticitet. Prandaj, çdo rritje e nivelit të çmimeve ndikon ë xhepin e konsumatorëve, përkatësisht ul nivelin jetësor të tij për arsye se zvogëlon fuqinë blerëse. Në qoftë se para inflacionit, fjala bie me një shumë prej 50 euro e mbushë një shportë me të mira materiale pas inflacionit zvogëlohet për arsye se çmimet ngrihen e pagat mbetëm të njëjta”, ka thënë Limani.

Berisha numëron faktorët që ndikuan në rritjen e çmimeve në kohë pandemie
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, ka numëruar disa arsye për rritjen e çmimeve në treg.Berisha, i ftuar në emisionin Desku në KTV, foli për trendin e rritjes së çmimeve në muajt e fundit.

“Kjo ndikohet prej disa faktorëve. Ka faktorë të brendshëm që mund të jetë si pasojë e rritjes së kërkesës që bën presion apo ana tjetër ka ulje të ofertës, të sasisë në treg. Andaj mungesa e sasisë së caktuar reflektohet me ngritje të çmimeve.

Gjithashtu janë faktorët e prodhimit, të cilët nganjëherë e kushtëzojnë rritjen e kostos dhe rrjedhimisht rritjen e çmimit në treg. Pastaj faktorët e jashtëm, importimet. E dimë që një pjesë e mallrave, konsumit në ekonomitë shtëpiake plotësohet nga importet”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, në muajin mars ka pasur një rënie të çmimit të derivateve, të cilat janë ndikuar nga rëniet në berzat ndërkombëtare dhe pastaj kanë ndikuar.