Kurti: Do ta përkrahim diasporën që të sjellin investime në Parkun Inovativ të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Parku Inovativ Trajnues në Prizren (ITP) është hapi i parë i transformimit të ekonomisë dhe edukimit profesional dual.

Kurti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, do të përkrahet diaspora në sjelljen e investimeve në ITP.

“Ne do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit”, shkruar Kurti.

Reklama e sponzorizuar

ITP është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon të krijojë një mjedis tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Parku pritet të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës duke tërhequr investime dhe sjellë inovacion.

Parku Inovativ Trajnues ndodhet në ish-kampin ushtarak gjerman në Prizren, me një hapësirë prej 40 hektarësh dhe përfshinë 56 ndërtesa dhe disa parcela për zhvillim të mëtutjeshëm.