Lansohet platforma “Biznesi im”, shërbime digjitale e lehtësira të shumta për bizneset e reja

Është bërë lansimi i platformës ” Biznesi im” nga Market Access and Business Development Services for Kosovo Companies (ACCESS) e cila do të ofrojë shërbime digjitale për ndërmarrjet e vogla dhe të mese në Kosovë.

Në lansimin e kësaj platforme, u tha se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për bizneset.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe Christoph Weidinger,  ambasador i Republikës së Austrisë në Republikën e Kosovë, e cila mbështet këtë program.

Reklama e sponzorizuar

Ajo tha se kjo platformë do të jetë një ndihmesë e madhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Ambasadori tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë bizneset e reja në Kosovë.

Ndërsa, Rozeta Hajdari ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha platforma “Biznesi im”, është një dritare e re për ndërmarrjet në Kosovë.

Ajo tha Kosova ka potencial të mirë të ndërmarrësisë dhe duhet përkrahur e ofruar kushte më të lehta të bërit biznes.

” Platforma ‘Biznesi im’ është një dritare e re për ndërmarrjet e  Kosovës. Shpresojë se në këtë kohë të vështira me përballje me  pandeminë  kjo platformë  tu ofrojë bizneseve më shumë mundësi të operimit. Duhet të ofrojmë sa më shumë lehtësim dhe procedura të thjeshtësuar për ndërmarrjet fillestare. Ne do të përkrahim çdo iniciative për lehtësimin e të bërit biznes. Kemi potencial mirë të ndërmarrësisë në Kosovë, duhet t’i admirojmë dhe tu japim përkrahjen nga Qeveria. Përmes programit të reformës ekonomike e kemi programin e thjeshtimit të procedurave të të bërit biznes”, tha ajo.

Kujtim Doburna, Drejtor i Programit ACCESS, tha se ka interesim të madh të ndërmarrjeve për procesin e digjitalizimit.

Ai tha në dy raunde kanë ndihmuar një numër të ndërmarrje në procesin e digjitalizimit,  i cili ka ndikuar pozitivisht tek ndërmarrjet në rritjen e tyre, por edhe në numrin e të punësuarve.

“170 ndërmarrje kanë aplikuar në raundin e parë, 12 i kemi përkrahur ku nga këto 8 janë në pronësi të grave dhe nga monitorimi që kemi digjitalizimi ka ndikuar pozitivit  tek ndërmarrjet. Në raundin e dytë  kanë aplikuar 140 ndërmarrje  dhe ne po i mbështesim më shumë se gjysmën e tyre. Ka një interesim të madh të ndërmarrjeve për procesin e digjitalizimit”, tha ai.

Hamëz Morina, zëvendës Drejtor i Programit -ACCESS, tha se platforma “Biznesi im”, ka për qëllim që ndërmarrje tu mundësoj qasje në tregjet digjitale dhe qasje më të lehtë në finaca.

Ai ka shpjeguar edhe disa përparësitë dhe rëndësinë e kësaj platforme siç janë: Rritja e efikasitetit të sektorit publik dhe privat, Shërbime digjitale  lehtë të qasshme nga NMVM-të dhe kosto më e ulët e të bërit biznes, përmirësim i shkallës së mbijetesës së ndërmarrjeve të reja dhe ngritja e përformancës  dhe konkurrueshmërisë së NMVM-ve ekzistuese, rritja e punësimit.

Hajriz Koca, Drejtor i Përgjithshëm KIESA, tha se platforma do të jetë një mundësi e mirë për bizneset e reja, e cila u mundëson të zvogëlojnë koston e të bërit biznes.

“Platforma do të jetë një mundësi më shumë për bizneset e reja, vegla që ofron platforma u mundëson bizneseve të kryejnë disa procedura pa kosto financiare. Kjo e zvogëlon koston e të bërit biznes në Kosovë, është mundësi e mirë për njerëzit e ri në biznes. Koha ka dëshmuar se digjitalizimi është i nevojshëm dhe padyshim që është shumë e rëndësishme  digjitalizimi i ndërmarrjeve”, tha ai.

Arta Istresfi, Konsulente e Biznesit dhe Digjitalizimit, tha se shumë ndërmarrje jashtë Prishtinës kanë probleme  bazike të përdorimit të teknologjisë, dhe se platforma “Biznesi im”, është një mundësi e mirë.