Malta i ofron 200 euro çdo turisti që e viziton këtë vend, kushti i vetëm është që duhet të qëndrojë të paktën tri ditë

Nga dëshira e madhe për ta ringjallur industrinë e saj të turizmit, Malta planifikon t’i ofron vizitorëve të huaj deri në 200 euro, shkruan Reuters.

Kjo, natyrisht do të ndodh me një kusht – të qëndrojnë të paktën tri ditë në ishullin e Mesdheut gjatë kësaj vere, ka bërë të ditur ministria i turizmit Clayton Bartolo, transmeton Telegrafi.

Bartolo ka theksuar se kur shumica e masave anti-COVID të hiqen më 1 qershor, turistët që rezervojnë për pushime në Maltë në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes hoteleve lokale, do t’ju dhurohet edhe një shumë e parave.

Reklama e sponzorizuar

Ministri maltez gjithashtu ka bërë të ditur se turistët që rezervojnë dhe akomodohen nëpër hotele me pesë yje, do t’i marrin nga 100 euro nga zyrtarë të lartë të ministrisë së Turizmit, e hoteli edhe 100 tjera.

Në një aranzhman të ngjashëm do të ndodh edhe për ata që pushojnë në hotelet me katër yje – ku në total do t’i fitojnë 150 euro, e ata në hotelet me tre yje me nga 100 euro do të shpërblehen.

Të dhënat e këshillit për udhëtimet dhe turizëm, tregojnë se industria e turizmit në mënyrë të direkte apo indirekte përbën mbi 27 për qind të ekonomisë së Maltës, por ky sektor është rrezikuar dukshëm nga pandemia e COVID-19.

Ky vend ka tërhequr më shumë se 2.7 milionë turistë të huaj gjatë vitit 2019, por këto shifra kanë rënë për mbi 80 për qind nga fillimi i pandemisë së coronavirusit – në mars të vitit të kaluar.