Ndalohet krejtësisht organizimi i dasmave

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për masat anti-COVID sa i përket organizimit të dasmave dhe të pameve.

Në vendimin e djeshëm thuhej se dasmat lejohen të organizohen në pranin e jo më shumë se 10 personave, ndërsa me vendimin e ri, qeveria i ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave  mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin të Qeverisë.

Reklama e sponzorizuar

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në raportimin e djeshëm.