KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve të domosdoshme do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ndërperje do të ketë në disa komuna.
Njoftimi i KEDS:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Prishtinë
1.
Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV Matiqani 2 (kodi: 19000041005) prej orës 10:30 – 15:00
Vendet: rr. Muharrem Fejza dhe rr. Arif Rama.
Arsyeja: Punime ne Projektin Instalimi i daljes së re të tensionit të ulët- TS Matiçani 2.
2.
Nga NS 110/10kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV Hajvali-Shkolla (kodi: 190000400002) prej orës 10:30 – 15:00
Vendet: Hajvali te shkolla.
Arsyeja: Punime në Projektin FFK në Hajvali – NS. 10(20)/0.4 kV.
3.
Në NS 35/10 kV Fushë- Kosova II do të ndërprehet:
Dalja 10kV Miradi e Epërme (Kodi: 15018019) prej orës 10:30 deri në ora 14:30
Vendet: Miradi e Epërme.
Arsyeja: Punime ne projektin instalimi I trafostacionit të ri në NS Miradi e Epërme.
Prizren
1.
NS 35/10kV Dragash do të ndërprehen:
Dalja 10 kV Rapça (Kodi:30036009) prej orës 11:00 – 13:00.
Vendet: fshatrat: Brezne, Buçe, Kërstec, Plavë, Rapqë e Epërme, Rapqë e Poshtme dhe Rrenc.
Arsyeja: Bartja e rrjetit në shtyllë të re betoni 12/315 pasi që shtylla drurit është e thyer tërësisht në fshatin Kërstec.
Pejë
1.
Në NS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10kV Jashanica (Kodi: 52000003) prej orës 09:00 deri në ora 12:00
Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë, si dhe Led Light Tehnology.
Arsyeja: Bartja e rrjetit në shtyllë të re në lokacionin Jellovc-Jashanicë.
Ka BRRE Led Light Tehnology me kod: 5200000304100.
29.04.2021
Punime në projekte investive
Prishtinë
1.
Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Një pjesë e rr. Skenderbeu dhe një pjesë e rr.Valon Hasani.
Arsyeja: kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokesor.
2.
Në NS 35/10kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
Dalja 10kV Komorani (Kodi 16023007) prej orës 11:30 deri në ora 16:30
Vendet: Komorani, Komoran lagjja e Koperativës, Komoran Zogaj, Komoran Ibriqet, Zabeli i lartë, Ujësjellësi Prishtina Komoran, Vukovc (një pjesë), Llapushnik (një pjesë).
Arsyeja: Montimi i ndarësit dhe vendosja e shtyllave nën tension.
3.
Në NS 35/10kV Fushë Kosova II do të ndërprehet:
NS 10/0.4 kV TS Bardhi i Madh te Sadiku (Kodi 15018018063) deri në ora 09:00 – 16:00
Vendet: Bardh i Madh shtëpitë pas Montazhit të KEK –ut.
Arsyeja: Energjizimi i daljeve të reja 0.4kV.
4.
Në NS 35/10 kV Fushë- Kosova do të ndërprehet:
Dalja 10kV Albana (Kodi: 15018008) prej orës 09:00 deri në ora 11:00
Vendet: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.
Arsyeja: Energjizimi i kabllove.
Ferizaj
1.
Në NS 35/10 kV Ferizaj I do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Kino (Kodi: 40040005) nga ora 09:00 deri në ora 11:00
Vendet: Ahmet Kaçiku- një pjesë e rr.12 Qershori.
Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.
29.04.2021
Punime nga palët e treta
Mitrovicë
1.
Në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Studime (Kodi: 73000013) nga ora 09:00 deri në ora 15:00
Vendet: Një pjesë e Vushtrrisë, Studime e Poshtme, Lagjja Begaj, ETC, një pjesë e rr. Dëshmorët e Kombit.
Arsyeja: Energjizimi i pjesës së linjës 10kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik.