Në Komisionin për Buxhet është duke u shqyrtuar raporti financiar i Radio Televizionit të Kosovës.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se shpenzimet në paga në RTK kanë dalë jashtë kontrollit që nga viti 2018.
Këtë e ka pranuar edhe drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati. Ai ka thënë se sa i përket rritjes së pagave është e vërtetë por, sipas tij, nëse shihen vitet 2019,2020,2021 ka një rritje pavarësisht që nuk kanë punësuar punëtorë të rinj.
“Kemi pasur vetëm një konkurs ku janë punësuar 15 persona. Arsyeja që janë rritur është se rregulloret dhe ligji i RTK-së parasheh që çdo vit punëtorëve të RTK-së u rritet paga 0.5 për qind. Me ligj dhe me rregullore punëtorëve u takon që pas një përvoje të punës të avancohen dhe kjo normalisht e rrit edhe buxhetin e pagave”, ka thënë ai.
Deputeti Visar Korenica ka pyetur se cili nen i ligjit i lejon që të mbitërheqjen në banka?
Menaxheri i Financave të RTK-së, ka thënë se ka 13 vjet që iu është ofruar si ofertë dhe bordi i RTK-së e ka lejuar që në rast të caktuara të ketë mbitërheqje.
Drejtori i Bordit të RTK-së, Sali Bashota, ka thënë se e kanë miratuar projeksionin dhe raportin e shpenzimeve tre mujore të RTK-së për këtë vit.
“Muja Kojshia show nuk është paraparë fare aty, Bufeja e Kuvendit e të tjera. Në projeksion të këtij viti keni miratuar shpenzime edhe të vitit 2020. Në kuadër të raportit tre mujor të këtij viti po na mungojnë sa është raporti i të hyrave, sa është raporti i shpenzimeve, sa është raporti i shpenzimit krahasuar me alokimin buxhetor, sa janë shpenzimet kapitale”, ka thënë ai.