Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, ka folur rreth masave të marra nga Qeveria Kurti.
Kadrijaj ka deklaruar se këto masa kanë qenë totalisht të gabuara, pasi Kosova ka humbur 9 milionë euro deri më tani, pasi të njëjtat janë shpenzuar jashtë.
Sipas tij, kjo shumë duhet të kthehet në tatim, në mënyrë që të përfitojë edhe shteti.
Por, besoj që kryeministri për interesa të tij, që të artikulohet po e bënë gjithë këtë, por që do t’i kthehet “bumerang”.
“Dy vendimet e fundit të qeverisë aktuale lidhur me masat anti-Covid janë të gabuara, pasi afro 9 milionë euro janë larguar nga ne. Pra, janë eksportuar. Ato duhet të qarkullojnë në vendin tonë në mënyrë që të kthehet në tatim, kurse qeveria aktuale sa për t’u artikuluar dhe për të bërë veprime sa për të treguar fuqi, në veçanti kryeministri aktual.Megjithatë besoj që do t’i kthehet “bumerang”, ndërsa nëse konfirmohen masat e reciprocitetit ashtu siç po flitet, do ta godasin Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Kadriaj për GazetaBlic.