Ankuesi në Prishtinë ka informuar se dy viteve të fundit kishte luajtur bastore online, tek një person i dyshimtë në Prishtinë.
Sipas ankuesit, ai i kishte marr borxh 5 mijë euro, por i dyshuari tani kërkon që t’ia kthej 8 mijë euro, transmeton lajmi.net.
Me këtë rast ka intervenuar Policia e Kosovës ku është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.