Perëndimi është përballur me një periudhë “llogaridhënie” kur bëhet fjalë për teknologjinë dhe sigurinë, ka thënë kreu i Agjencisë së Inteligjencës GCHQ, Jeremy Fleming.
Ai ka shtuar se duhet vazhduar evoluimin e teknologjisë, në rast se duan të lëvizin përpara. Fleming komentoi ndikimin e Kinës në rrafshin teknologjik, duke thënë se për dallim nga shtetet perëndimore, ajo mund të jetë forcuar së fundmi, shkruan BBC.
“Rreziku është që teknologjia të zbatohet në një mënyrë në të cilën s’mund të sigurojmë sigurinë e të dhënave”, ka thënë ai.
Sipas tij, Britania e Madhe është shtet me fuqi të madhe në teknologji mirëpo kur bëhet fjalë për këtë të fundit, s’mund të merret si e mirëqenë.