Përse Malta do t’i paguajë turistët që vizitojnë ishullin gjatë verës

Shteti i Maltës ka njoftuar se do të paguajë turistët që do të vizitojnë ishullin gjatë pushimeve verore, transmeton albinfo.ch.

Sipas autoriteteve të vendit, thuhet se kanë nisur një skemë të re, përmes së cilës vizitorët do të paguhen deri në 100 euro, pasi ata të rezervojë një qëndrim në një hotël për të paktën tre net, shkruan Mirror, transmeton portal arbresh.info.

Vlera e pagesës që një turist do të marrë varet nga niveli i hotelit që ata prenotojnë.

Reklama e sponzorizuar

Turistët mund të marrin 100 euro për një qëndrim në një hotel me 5 *, 75 euro për një qëndrim në një hotel 4 * dhe 50 euro për një qëndrim në një hotel me 3 *.

Autoritetet besojnë se kjo është mënyra e vetme për të kthyer turizmin në vend.

Malta ka një numër relativisht të ulët të rasteve me Covid, ka një shtrirje të suksesshme të vaksinimit dhe ka filluar të lehtësojë kufizimet e saj të bllokimit.