Rukiqi: Nuk presim rikuperim të gjendjes ekonomike para vitit 2022

Berat Rukiqi- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se të gjitha aktivitetet që kanë qenë të ndërlidhura me rimëkëmbjen janë planifikuar të bëhen këtë pranverë. Ai ka thënë se vendi është në një fazë që ka shumë paparashikueshmëri sa i përket rimëkëmbjes.

Rukiqi ka thënë se nuk mund të flitet ende për këtë pa pasur një imunizim përmes vaksinimit.

“Çdo veprim që ndërmerret e ka për synim me i sanu pasojat afatshkurta. Kur kompanitë janë të rrezikuara, janë të rrezikuar edhe punëtorët. Ne jemi të interesuar që të kemi intervenime që askush të mos del me pasoja të parikuperueshme nga pandemia”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Rukiqi ka shtuar se nuk mund të flitet për ngritje ekonomike nëse ajo paraprakisht nuk stabilizohet.

Sipas tij, në parashikimet më optimistë se Kosova do të ketë rritje prej 4.4 për qind, ai thotë se nuk presin rikuperim të gjendjes para vitit 2022.

“Kjo ka disa parakushte që duhet kaluar dhe me këtë rritje ekonomike 4.4 për qind ne mund të rikuperojmë këtë rënie ekonomike mbi 6 për qind. Kjo është rënia më e madhe ekonomike që prej pas luftës”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria duhet ta parandalojë bankrotimin e kompanive, duke shtuar se duhet të merren veprime që e ruajnë këtë mirëqenie./Koha.net/