Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se pas vendosjes së masave të reja kundër Covid-19 dhe hapjes së të gjithë sektorëve, duhet të miratohet ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit.
Përveç kësaj, Rukiqi kërkon që vera të jetë me sa më pak kufizime, dhe të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve.
“Masat e reja u miratuan dhe të gjithë sektoret po hapen (siç e kemi paralajmeruar para dy jave). Vazhdojmë të besojmë që hapja e përcjellur me respektim strikt të masave dhe proces paralel të vaksinimit masiv të qytetarëve është zgjidhja e vetme e qëndrueshme, në menaxhimin e pandemisë”.
“Përndryshe, punë profesionale nga shoqata e gastronomëve dhe rrjeti i shitësve me pakicë në sigurimin e kushteve optimale për punën e këtyre sektoreve, me masat që do të zbatohen në vijim, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Sipas tij, tash duhet që:
– Masat të respektohen nga operatoret ekonomik, që verën ta presim me sa me pak kufizime;
– Të miratohet sa me shpejt, ndihma financiare e premtuar, për bizneset e prekura nga masat e fundit;
– Të sigurohet vaksinimi masiv i qytetarëve, si një ndër parakushtet bazë për rimëkëmbje të ekonomisë.
Mbani distancën, vendoseni maskën ashtu si kërkohet, njofton Telegrafi.