SBAShK-u: Të paguhen orët shtesë ose të mos mbahet mësimi plotësues

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që angazhohet në mësimin plotësues.

Ata poashtu kanë kërkuar edhe pagesë të orëve plotësuese nëse të njëjtat e kalojnë normën javore prej 20 orë mësimi.

Në të kundërtën SBAShK-u sipas njoftimit do t’u bëj apel mësimdhënësve që të mos e fillojnë mësimin plotësues.

Reklama e sponzorizuar

“SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë,  në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos  harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar , që të mos fillojnë me mësimin plotësues”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Njoftimi i plotë:

SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë,  në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos  harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar , që të mos fillojnë me mësimin plotësues

Pandemia ka sjellë vështirësi të mëdha edhe në sistemin arsimor dhe janë bërë angazhime të mëdha të gjithë  të punësuarve në arsim për rrjedhë sa më të mbarë të mësimit. Se situata është e rënduar flasin dhe faktet se u desh të zgjatet pushimi dimëror, u desh të  shkohet edhe në pushimin pranveror, edhe pse ishte paraparë që të mbahej procesi mësimor atyre ditëve, u desh që nga 12  e deri më 18 prill Arsimi i mesëm i  ulët dhe  Arsimi i mesëm i lartë të shkojnë në mësim nga larg. SBASHK-u, DKA-të, drejtorët e shkollave  dhe gjithë punëtorët e arsimit  me stres  po nisin çdo ditë mësimi  të lumtur  që po arrijnë të realizojnë orarin aktual mësimor .

Gjithë këtë situatë e ka rënduar edhe më shumë Vendimi  i MASHTI-t i datës 20.04. 2021 për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen ne rezultateve si pasojë e pandemisë Covid 19. Me këtë vendim nuk është pajtuar SBASHK dhe këtë e ka bërë publike duke pritur që të deklarohen edhe DKA-të dhe drejtoritë e shkollave  sepse  ky vendim nuk është i qëlluar e veçmas tani  kur situata është e rënduar nga Covid dhe se nuk është arritur të sigurohet vaksinimi i të punësuarve në arsim  dhe se do të jetë sukses e shkuar sukseseve nëse arrijmë të realizojmë mësimin e rregullt në institucione arsimore pa pasur  nevojë të kalohet në mësimin nga larg.

SBASHK në komunikim me disa Drejtori arsimore ka vërejtur se edhe ata nuk janë pajtuar me vendimin plotësues  dhe është mirë që ta ngritin këtë çështje duke kërkuar mobilizim për të kryer sa më mirë procesin e rregullt mësimor pa krijuar probleme shtesë me mësimin plotësues. Mirëpo, nëse Vendimi mbetet të ekzekutohet atëherë SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë,  në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos  harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar  që të mos fillojnë me mësimin plotësues nëse fillimisht nuk u dorëzohen nga drejtoritë vendimet për secilin veç e veç  për orët që do të obligohen t’i mbajnë në emër  të mësimit plotësues.