Krahas ushqimit, ujit dhe strehimit, interneti është bërë një domosdoshmëri për shumë prej nesh. Por, si të gjitha gjërat e mira, ai ka një çmim dhe deri më tani nuk ishte përcaktuar se cilat vende europiane po paguajnë më shumë dhe më pak për të.
Të interesuar në teknologjinë e informacionit, AddictiveTips.com shfrytëzoi të dhënat e çmimit të internetit nga “Cable.co.uk” dhe të dhëna vjetore të pagave nga Numbeo për të llogaritur se kush nga 37 vendet europiane paguajnë më shumë dhe më pak për internet.
Shqiptarët janë qytetarët në Europë të cilët shpenzojnë përqindjen më të lartë të të ardhurave vjetore neto. AddictiveTips, zbuloi se 7.1% e të ardhurave vjetore (4,100,58 €) merren nga fatura e tyre dhe praktikisht shqiptarët paguajnë 292.37 €.
Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut ku për internet përdor vetëm 6.8% të pagës vjetore neto të qytetarëve ndërsa Mali i Zi është në vendin e tretë me 4.4%.
Greqia (4.3%), Portugalia (3.3%), Bosnja dhe Hercegovina (3.2%) dhe Serbia (3.1%) janë ndër vendet e tjera ku qytetarët po përdorin më shumë se 3% të të ardhurave të tyre vjetore neto për të paguar internetin.
Në anën tjetër, në vendin e 23-të është Zvicra, pasi qytetarët zviceranë përdorin vetëm 1.1% të pagës së tyre vjetore neto (61,659,94 €) për të shijuar përfitimet e tij. Ukrainasit paguajnë një mesatare prej vetëm 64,66 € në vit, dhe kjo është shuma më e ulët në Europë.